Janë arrestuar dy persona në fshatin Busi të Prishtinës, pasi që gjatë kontrollit policor, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 11 fishekë.
Sipas Policisë, njëri nga të dyshuarit kishte shtënë në ajër disa herë me datën një gushtë me armën e njëjtë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Fsh. Busi, Prishtinë 02.08.2023 – 14:10. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 11 fishekë. Dyshohet që njëri nga të dyshuarit më 01.01.2023 kishte shtënë disa here në ajër me armën e njëjtë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./Arbresh.info
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...