Policia e Kosovës ka arrestuar drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari në cilësinë e drejtorit ka nënshkruar kontratë rreth realizimit të disa projekteve në Burgun e Dubravës me një kompani në vlerë prej 199 mijë e 500 euro.
“Dyshohet se projektet në Burgun e Dubravës ishin tashmë të realizuara në vitet 2016-2018, (në Pavionin 4, vlera 271,466.66 €- realizuar në vitin 2016-2018, në Pavionin 6, vlera 233,309.00 € – realizuar në vitin 2016-2018 dhe ndriçimin e perimetrit të jashtëm të Burgut të Dubravës, Faza I, në vlerë 15,240.00 €, Faza II në vlerë 18,675.00 € dhe faza V në vlerë 20,000.00 € – realizuar në vitin 2016-2018). Vlen te ceket se në vitin 2021 ndaj personit të njëjtë ishte iniciuar një rast tjetër nga policia”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më tej, bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin kompetent, rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...