Reperi i njohur kosovar, Don Xhoni, emri i vërtet i tij Xhonatan Isufi, është arrestuar sot në Prishtinë.
Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar Policia e Kosovës për arbresh.info.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se Don Xhoni ësthë arrestuar pasi gjatë kontrollimit në veturën e tij policia ka gjetur armë e tipit “Zastava” dhe 6 fishekë, është arrestuar nga policia e Kosovës.
Don Xhoni sipas Borovcit është shoqëruar në stacionin policor.
“Sot rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj: Një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe, gjashtë copë fishek, kalibër 7.65 mm. I Dyshuari; Xh. I, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor, për tu proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit”, tha Borovci./ arbresh.info/
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës