Google ADS

Arrestohet dhe suspendohet nga puna një zyrtar policor, nuk e respektoi orën policore

09:51 | 8 Prill 2020
L G

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka bërë të ditur se është arrestuar një polic me gradën  toger, i cili deri sa ishte jashtë detyrës zyrtare, e kishte shkelur orën policore, duke mos zbatuar kështu vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Sipas IPK-së, hetuesit e Inspektoratit Policor janë njoftuar dje në orët e mbrëmjes  nga policia lidhur me dyshimet se një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare (me gradën e togerit) nuk ka përfillur urdhrat bazuar në vendimet qeveritare lidhur me pandeminë Covid 19.

“Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me prokurorin kujdestar. Personi i dyshuar në këtë rast – zyrtari policor, është arrestuar nga Inspektorati Policor me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra”, bën të ditur IPK.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme