Google ADS

Arrestohet anëtari i Nisma’s pas kërcënimit që bëri ndaj Albin Kurtit

09:54 | 29 Dhjetor 2019
L G

Një ditë pas kërcënimit publik që  bëri në rrjetet sociale ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Policia e Kosovës ka arrestuar anëtarin e  Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti.

Lajmin për Arbresh.info,e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Dje e kanë kërkuar në shtëpi nuk e kanë gjetur aty. Policia ka njoftuar të gjitha njësitet që i njëjti të arrestohet, ndërkohë ai është paraqitur në polici. Me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha  Hoxha.

Hoti dje ka postuar në Facebook, një status ku kishte kërcënuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, kishte shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook të cilin e kishte fshirë më pas me arsyetimin se ka ndodhur gabim teknik”, kishte shkruar Hoti./arbresh.info

Të ngjashme