Është arrestuar sot aktivistja e PSD-së, Donjeta Demolli.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i cili ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të saj, përcjell Arbresh.info
Përmes një postimi në Facebook, Mulliqi ka akuzuar pushtetin e kryeministrit Albin Kurti për arrestimin e Demollit teksa ka thënë se “Kosovës po ia sjell Zajednicën”.
Postimi i plotë
I papranueshëm arrestimi i aktivistes së PSD-së Donjeta Demolli.
Pushtetit i Albin Kurtit, që Kosovës po ia sjell Zajednicën, po i pengon një parullë që e tregon të vërtetën për të. Po i pengon zëri i tij kur dikur e mohonte këtë Zajednicë. Po i pengon vetja kur shihet në pasqyrë!
Por Albin Kurti e di më mirë se kushdo: nuk mund të ketë qetësi e normalitet, me Zajednicën që po ia sjell Kosovës. E mbase kjo po i pengon më së shumti.
Kërkojmë menjëherë lirimin e aktivistes së PSD-së Donjeta Demolli!
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë