Një person është arrestuar të martën në Ferizaj, pasi atij i është gjetur një armë zjarri.
Policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Naim Beka”, ku të dyshuarit 69 vjeçar, është gjetur një armë zjarri ( pushkë gjysmë automatike).
“Me datën 10.10.2023, rreth orës 18:00, policët e stacionit në Ferizaj kanë pranuar një informacion se një person në rrugën ‘’Naim Beka’’ në Ferizaj posedon armë zjarri. Njësia e Hetimeve i ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet.
Policët hetues kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin A.L ( M/K) i moshës 69 vjeçar, tek i cili është gjetur një armë zjarri ( pushkë gjysmë automatike)”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa arma e zjarrit është konfiskuar.
Rasti është cilësuar ‘’ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve ‘’./Arbresh.info/
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...