Njësiti i hetimeve të stacionit Policor Gjilan me datën 10.10.2023 përmes rrugëve operative, ka pranuar informacion se i dyshuari R.H., 65-vjeçar nga fshati Gumnishtë komuna e Gjilanit, posedon armë pa leje.
Në njoftim thuhet se gjatë kontrollit në shtëpinë tij, janë gjetur dhe konfiskuar 1 armë e llojit AK 47 me dy karikator të zbrazët, 15 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 1 pushkë gjuetie e llojit Magnum me shtatë fishekë të kalibrit 12 mm dhe 1 thikë bajonetë, përcjell Arbresh.info.
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shteti i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj ti do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’ Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve””, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare