Arrestohet 64 vejçari në Kaçanik, i kërkuar për veprën penale “Shërbime seksuale nga viktima e trafikimit”

08:23 | 9 Shkurt 2022
Përparim Bublaku

Policia e Kosovës në Kaçanik ka arrestuar një person i cili ka qenë i kërkuar nga Gjykata për veprën penale ‘’ Shërbime seksuale nga viktima e trafikimit ’’, dhe i dënuar me tre vjet burgim.

Sipas PK-së i dyshuari B.B i moshës 64 vjeç, është arrestuar në shtëpinë e tij.

“Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me datë 08.02.2022 rreth orës 20:00, pasi ka pranuar një informacion inteligjent ka arrestuar në shtëpinë e tij në Kaçanik , personin e kërkuar me inicialet B.B (M/K) i moshës 64 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Shërbime seksuale nga viktima e trafikimit ’’ me dënim burgimi prej tre (3) viteve”, thuhet, në komunikatën e PK-së.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme