Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me datën 29.06.2022 rreth orës 18:00, ka pranuar një informacion se një person në Kaçanik posedon armë zjarri.
Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të Prokurorit pë Krime të Rënda nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, në fshatin Begracë të Kaçanikut ka ndaluar personin e dyshuar me inicialet F.L (M/K) i moshës 60 vjeçar, tek i cili gjatë kontrollimit i është gjetur një armë zjarri ( pistoletë) me një karikator dhe 8 fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, në ora 19:15, pas një kontrolli në shtëpinë e tij, i është gjetur edhe arma e dytë, armë automatike me një karikator dhe 3 fishekë.
Si prova materiale armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa me vendim të Prokurorit të rastit ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...