Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën penale ”Vjedhja e pyllit”

12:05 | 26 Nëntor 2024
E.G

Policët e stacionit të Kaçanikut kanë arrestuar një 56 vjeçar , i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ” Vjedhja e pyllit”

Me anë të një njoftimi, ai ishte dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 60 ditëve, shkruan Arbresh.info.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

 

Të ngjashme