Arrestohet 45-vjeçari në Fushë Kosovë, kapet duke u treguar armën të tjerëve

22:27 | 5 Shkurt 2022
A Z

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person sot rreth orës 16:30, në Fushë Kosovë pasi ishte parë në rrugë se po u ekspozonte një armë zjarri dy personave të tjerë me të cilët ishte i shoqëruar.

Sipas njoftimit,  kjo ngjarje është vërejtur nga një hetuese policore, e cila ishte jashtë detyrës zyrtare.

Ndaj personit të dyshuar është iniciuar rasti për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohet një armë, arrestohet i dyshuariSot rreth orës 16:30, në në Fushë Kosovë, është arrestuar një person i dyshuar. Personi është arresuar, pasi që në rrugë po u ekspozonte një armë zjarri dy personave të tjerë me të cilët ishte i shoqëruar.Kjo ngjarje është vërejtur nga një hetuese policore, e cila ishte jashtë detyrës zyrtare.E njëjta pasi është prezantuar si zyrtare policore, ka kërkuar nga i dyshuari që të nisen drejt stacionit policor.Personi i dyshuar,A.B, mashkull 45 vjeç, ka tentuar që gjatë rrugës të ikë, mirëpo zyrtarja ka reagur shpejtë, është vënë në ndjekje të tij dhe ka arritë që të arrestoj personin e dyshuar si dhe t’i sekuestroj armën e zjarrit.Ndaj personit të dyshuar është iniciuar rasti për armëmbajtje pa leje. Pas përfundimit të veprimeve të nevojshme policore rasti do të procedohet në koordinim me prokurorin e shtetit./arbresh.info/

Të ngjashme