Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në së paku 10 raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda.
Në njoftim thuhet se arrestimi i D.M., 42-vjeçar erdhi pas një punë të shpejtë operative hetimore, përcjell Arbresh.info.
“Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se i dyshuari ka qenë i përfshirë në së paku dhjetë (10) raste të ‘’Vjedhjeve’’ dhe ‘’Vjedhjeve të rënda’’ të ndodhura në qytetin e Gjilanit. I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prani të prezencë të avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftim.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal./Arbresh.info
Hetimet në Shqipëri e Kosovë, SPAK: Rama s’është përfshirë n...
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...