Arrestohet 40 vjeçari i kërkuar për vepra penale

15:49 | 25 Mars 2022
arbresh.info

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orët 11:30 në rrugën ‘’Reçaku’’ në Ferizaj, ka arrestuar një person me inicialet S.I (M/K) i moshës 40 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’ Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ me dënim burgimi prej shtatëdhjetë e pesë ( 75) ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme