Policët e stacionit në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 16:50 kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet R.T (M/K), i moshës 35 vjeçar .
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ” Vjedhje e pyjeve ” me dënim burgimi prej njëqindëenjëzetë (120) ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë
Shitet limuzina e blinduar e presidentit amerikan
Deschamps do të largohet nga Franca pas Kupës së Botës
“Sikur të fikeshin kamerat, Rozanën do ta…”/ Të tjera koment...