Arrestohet 34-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për blerje dhe shitje të narkotikëve

16:08 | 15 Prill 2024
E.H

Një person është arrestuar sot në Ferizaj pasi që ishte i kërkuar me urdhër arrest të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

“Me datën 15.04.2024 rreth orës 14:00 policët kufitarë në aeroportin ndërkombëtar ” Adem Jashari” kanë ndaluar personin e kërkuar P.H ( M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili më pas është arrestuar nga policët e stacionit në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

34-vjeçari ishte në kërkim për veprën penale “Blerja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” me dënim burgimi prej tre vite e gjashtë muaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme