Arrestohet 33-vjeçari në Viti për armëmbajtje pa leje

15:48 | 20 Korrik 2022
K.B

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Viti pas marrjes se informatave përmes rrugëve operacionale se personi i dyshuar shtetas kosovar, shqiptar I.D. (1989) posedon armë zjarri, Njësia e Hetimeve të Stacionit Policor në Viti të njëjtin e ka arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor.

Gjate intervistimit në prani të avokatit mbrojtës janë siguruar prova të mjaftueshme se i njëjti posedon një armë zjarri.

Njësia e Hetimeve kanë shkuar tek shtëpia e tij ku në një objekt përcjellës të shtëpisë kanë gjetur dhe konfiskuar armën AK-47, prodhimi YU me një karikator dhe një palë dylbi. Arma është konfiskuar në cilësi të provave materiale për Gjykatë.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedure të rregullt, ndërsa rasti do të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme