Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka kryer vepër penale “Dhunë në familje”.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë arbresh.info se personi i dyshuar në kohën kur policia ka arritur në vend të ngjarjes ishte i armatosur dhe kishte sjellje agresive, shkruan arbresh.info.
“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një rast të dhunës në familje në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, të cilat fillimisht kanë bërë sigurinë e plotë të familjarëve, pasi që personi i dyshuar (i armatosur ) kishe sjellje agresive”, ka thënë Ahmeti.
Ajo, ka shtuar se i dyshuari është 32 vjeçar dhe pas një ore negociimi, policia kanë arritur ta arrestojë.
“I dyshuari K.M. mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka tentuar që duke kërcënuar me armë zyrtarët policor t’i shmanget arrestimit. Mirëpo, Njësiti i Reagimit të Shpejtë, pas negociimit të gjatë profesional (rreth një orë) me personin e dyshuar, ka arrit të arrestoj të dyshuarin dhe të sekuestroj një armë zjarri”.
Në vendin e ngjarjes po vazhdon kontrolli dhe ekzaminimet e nevojshme policore, ndërkohë që në koordinim të ngushë me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e mëtejme./arbresh.info/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...