Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 30 vjeçar në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer një vjedhje në një shtëpi, ku janë vjedhur rreth 15 mijë euro dhe ari në vlerë pesë mijë euro.
Policia bën të ditur se vjedhja ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Kastrati”.
“Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 13.03.2022, rreth orës 15:30, ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Vëllezërit Kastrati’, në Pejë, person/a të pa njohur kishin hyrë në një shtëpi dhe sipas pronarit të shtëpisë (viktimës), kanë vjedhur para në vlerë prej, pesëmbëdhjetë mijë (15000) euro, ari në vlerë prej, pesë mijë (5000) euro, dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, sot me datë 23.03.2022, me urdhër të Gjykatës kompetente është bërë bastisja e shtëpisë së personit të dyshuar, është arrestuar i dyshuari: R. S. lindur me 1992”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se, pas intervistimit të personit të dyshuar, me urdhër të Prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./arbresh.info/
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju