Google ADS

Arrestohet 30 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar nga Gjykata

22:30 | 4 Shkurt 2022
L G

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili po kërkohej nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

30 vjeçari është arrestuar në shtëpinë e tij në Kaçanik, shkruan arbresh.info.

“Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot me datë 04.02.2022 rreth orës 15:00 pasi ka pranuar një informacion inteligjent, ka arrestuar në shtëpinë e tij personin e kërkuar me inicialet U.R 30 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’ , ka bërë të ditur policia.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/

Të ngjashme