Një 30 vjecarë ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, pasi është kapur duke kontrabanduar fara kungulli dhe arra të qëruara.
Po ashtu, I.M ishte i kërkuar me fletarrest nga gjykata, raporton “Arbresh.info”.
Sic bënë të ditur Policia e Kosovës, personi i dyshuar ishte identifikuar me urdhër-arrest aktiv me këtë rast ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në Viti.
“Me datën 22 mars 2023, rreth orës 07:00, njësitë policore Taskforcë nga Policia Kufitare kanë ndaluar një automjet transportues në Mjak të Vitisë, me drejtues dhe pasagjer, dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë legjitimimit të tyre ka rezultuar se i dyshuari, drejtuesi i mjetit, me iniciale I. M., viti i lindjes 1993, kishte urdhërarrest aktiv të lëshuar nga gjykata kompetente, ku përveç kësaj po ashtu është vërtetuar se edhe mjeti të cilin e drejtonte ishte pa regjistrim valid”, bënë të ditur policia.
Mallrat e kontrabanduara po tentonin të futeshin rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut.
“Pas veprimeve të ndërmarra është realizuar edhe një kontroll në automjetin e lartcekur, me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar një sasi e mallrave si në vijim: 40 thasë fara kungulli x 25 kg= 1000 kg, 50 pako arra të qëruara x10.5kg= 525kg, për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumente përkatëse dhe se të njëjtit po ashtu kanë pranuar se malli i ngarkuar është futur përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në Republikën e Kosovës”, njofton policia.
Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, i dyshuari i cili kishte urdhërarrest i është dorëzuar stacionit policor përkatës për procedura të mëtejme.
Malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e u.d të preside...
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve