Arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar, për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të bimëve narkotike.
I arrestuari është M. P., 27 vjeç, lindur në fshatin Srriçe dhe banues në Kodër Thuman, Krujë.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet masive të territorit, në zbatim të planit të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar, për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të bimëve narkotike. Sekuestrohen dy armë zjarri dhe 400 kubikë me bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në zbatim të planit të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. P., 27 vjeç, lindur në fshatin Srriçe dhe banues në Kodër Thuman, Krujë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në një zonë malore të fshatit Srriçe, në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, si dhe në afërsi të banesës 400 kubikë të kultivuar me fara të dyshuara narkotike canabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...