Është arrestuar një 27-vjeçar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka kryer disa vjedhje të rënda.
Sipas njoftimit të policisë, hetuesit e stacionit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastet ( tetë raste) ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë, shkruan Arbresh.info
Në njoftimin për media thuhet se rastet kanë ndodhë në periudhën janar -qershor 2024, kryesisht në zonën e Fushë Kosovës ku janë vjedhur stoli ari, mjete punë si dhe gjësende në markete.
Njoftimi i plotë:
Dje nga njësite policore të Fushë Kosovës është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda.
Rastet kanë ndodhë në periudhën janar -qershor 2024, kryesisht në zonën e Fushë Kosovës ku janë vjedhur stoli ari, mjete punë si dhe gjësende në markete.
Puna e hetuesve policor, është finalizuar dje ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar.
Personi i dyshuar A.H, mashkull 27 vjeç, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastet ( tetë raste) ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë.
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...