Google ADS

Arrestohet 27 vjeçari, demoloi lokalin dhe kërcënoi punëtorët në Ferizaj

23:44 | 28 Korrik 2022
L G

27-vjeçari me inicialet A.S. është arrestuar sot në një lokal në Ferizaj pasi i njëjti ka demoluar lokalin, duke i rrëzuar tavolinat dhe karriget.

I arrestuari gjithashtu sipas njoftimit të Policisë ka kanosur edhe pronarët e lokalit.

Me vendim të prokurorit 27-vjeçari është dërguar në mbajtje. Rasi po hetohet si “kanosje”./arbresh.info/

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet një person për kanosje nê Ferizaj

Sot, rreth orës 17:25 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në një lokal afarist në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj është një rast i kanosjes. Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet A.S (M/K) i moshës 27 vjeçar, i cili veç demolimit të lokalit, duke i rrëzuar karriget dhe tavolinat i kishte kanosur punëtorët.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Kanosje

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme