Arrestohet 26 vjeçari B.SH si i dyshuari kryesor për vrasjen e Abid Jasharit

10:27 | 28 Shkurt 2019
L G

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e 34 vjeçarit , Abid Jasharit.

Në këto momente në stacioni policor është duke u intervistuar i dyshuari kryesor për përfshirje në vrasjen e Abid Jasharajt, 26 vjeçari B. SH.

Lajmin për arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmete.

Ahmeti ka pohuar se i dyshuari aktualisht është duke u intervistuar nga hetuesit policor dhe ende nuk dihen  motivet që kanë shtyrë të dyshuarin të kryej  vrasjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme