Policia e Kosovës në një komunikatë për media, ka thënë se ka konfiskuar një armë në Mitrovicë, dhe ka arrestuar të dyshuarin E.B., 23 vjeçar, i cili pas procedurave intervistuese është liruar me procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari E. B., 23 vjeçar, i cili dyshohet se ka pasur në posedim armën dhe dëshmitë tjera dhe pas procedurave intervistuese i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Arma automatike A47, 2 karikatorë dhe 21 fishekë të së njejtës armë janë gjetur në shtëpinë e të dyshuarit, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Urdhër kontrolli u realizua sot me datën 03.07.2018, mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për posedim të armës, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në fjalë, është konfiskuar një armë automatike A47, dy (2) karikatorë dhe njëzet e një (21) fishekë të së njëjtës armë”, thekson Policia e Kosovës në komunikatën për media.
Kjo bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ka ndodhur për shkak se me datën 24 prill të këtij viti, në një pikë kontrolli në rrugën “Mbretëresha Teutë”, policia kishte marrë informatën se në telefonin e të dyshuarit kishte disa inçizime duke shtënë me armë.
“Me datën 24 prill 2018, rreth orës 15:00, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në një pikë kontrolli gjatë kontrollimit të një automjeti të ndaluar, Policia ka marrë informatën se në telefonin e të dyshuarit E.B., 23 vjeçar kishte disa incizime duke shtënë me armë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...