Google ADS

Arrestohet 23-vjeçari në Ferizaj, kërkohej nga policia për posedim të substancave narkotike

21:45 | 30 Prill 2023
E.H

Një 23-vjeçar është arrestuar sot në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, i cili u ndalua nga policia për tejkalim të shpejtësisë.

Siç njofton policia, pas kontrollit të dokumenteve, ndaj të njëjtit është iniciuar procedurë gjyqësore për tejkalim të shpejtësisë dhe drejtim i automjetit pa patentë shoferi.

Mirëpo, policia bën të ditur se pas verifikimit të tij rezulton se personi në fjalë ishte në kërkim policor.

“Sot, në ora 18:00, derisa policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor ishin në pikë kontrolli në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në fshatin Prelez i Muhaxherëve kanë ndaluar një automjet, shoferi i së cilës kishte bërë kundërvajtje tejkalim të shpejtësisë dhe pas kontrollimit të dokumenteve ndaj të njëjtit inicohet procedurë gjyqësore për tejkalim të shpejtësisë dhe drejtim i automjetit pa patent shoferi, mirëpo pas verifikimit të tij rezulton se F.A (M/K) i moshës 23 vjeçar ishte në kërkim policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se 23 vjeçari po kërkohej për posedim të substancave narkotike.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale” Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” me dënim burgimi prej tetë (8) muajve dhe i njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Gjatë kompletimit të dokumentacionit dhe përgatitjeve për ta dërguar në vuajtje të dënimit, F.A ka sulmuar dy zyrtarë policor dhe ka dëmtuar derën e një zyre të stacionit të policisë”, njofton Policia e Kosovës.

“Ndaj tij me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është inicuar edhe një rast penal ” Sulm ndaj personit zyrtar dhe dëmtim i pronës publike” dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit për procedura tjera”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme