Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Gjilan 23-vjeçarin me inicialet A.K, i dyshuar për disa raste të vjedhjeve në disa objekte fetare në rajonin e Gjilanit dhe më gjerë.
“Në stacionin policor në Gjilan në prezencë të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare i njëjti është intervistuar ku i janë ofruar dëshmi dhe video incizime, ku dyshohet se ai është i involvuar në këto raste të vjedhjeve nëpër këto objekte fetare: Rasti i vjedhjes se xhamisë në (në fshatin Pidiq), rasti i vjedhjes se xhamisë (në Gjilan, rruga ‘Arberia’), rasti i vjedhjes se xhamisë (në Gjilan, rruga ‘Fadil Jakupi’), rasti i vjedhjes së xhamisë (në fshatin Zhegër), rasti i vjedhjes se xhamisë (në fshatin Miresh), rasti i vjedhjes në kishën në fshatin Kllokot”, thuhet në njoftim.
23 vjeçari dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në dy raste të tjera të vjedhjeve në shtëpi private
Me vendim të prokurorit 23-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Pas intervistimit dyshohet se i dyshuari është i involvuar edhe në dy rastet të tjera të vjedhjeve të rënda nëpër shtëpi private. Hetimet rreth këtyre janë në vazhdim e sipër nga hetues policor në Gjilan dhe Prokurori i shtetit. Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan , i dyshuari është ndalur ne mbajtje për 48 orë Rasti me Kallëzim penal dërgohet ne Pth Gjilan “, thuhet në komunikatën e policisë./Arbresh.info
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...