Arrestohet 21 vjeçari, kërkohej nga Gjykata Themelore në Ferizaj

11:46 | 14 Korrik 2021
L G

Stacioni policor i Ferizajt, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni të pranuar , ka arritur që sot të arrestojë një person nga Ferizaj, me inicialet A.B (M/K) , 21 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi, në kohëzgjatje prej 8 muaj, për veprën penale në bashkëkryerje ‘’Blereje , posedim,shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge’’, shkruan arbresh.info.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/

Të ngjashme