Një person 21 vjeçar është prangosur sot rreth orës 18:40 në shtëpinë e tij në fshatin Dubravë të Ferizajt.
Sipas policisë, i njëjti po kërkohej nga Gjykata Themelore në Prishtinë pasi ishte dënuar për vjedhje, shkruan arbëresh.info.
“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot me datë 08.02.2022 rreth orës 18:40, pasi ka pranuar një informacion inteligjent ka arrestuar në shtëpinë e tij në fshatin Dubravë të Ferizajt , personin e kërkuar me inicialet B.K (M/K) i moshës 22 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për veprën penale ” Vjedhje ” me dënim burgimi prej gjashtë (6) muajve”, bënë të ditur policia.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...