Google ADS

Arrestohet 21-vjeçari i cili goditi me veturë policin në Pejë

17:52 | 26 Dhjetor 2023
E.H

Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj personin i cili me 25 dhjetor 2023 në fshatin Ozdrim të Pejës ka godit me veturë një zyrtarë policor.

Siç thuhet në njoftim, A.G 21 vjeçar nuk i kishte përfillur urdhëratë e policit për ndalim, teksa i njëjti me veturën Golf 2 me shpejtësi ka goditur Z.P, duke i shkaktuar lëndime trupore, përcjell Arbresh.info.

Policia pas pak kohësh ka gjetur veturën e braktisur të të dyshuarit, ndërsa sot pas një punë intensive kanë arritur që të njëjtin ta arrestojnë.

Pas intervistimit të të dyshuarit në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme