Arrestohet 19 vjeçari në Kaçanik, dyshohet se gjuajti me armë në një aheng

19:55 | 26 Tetor 2023
E.G

Një 19 vjeçar është arrestuar sot në në fshatin Doganaj të Kaçanikut, nën dyshimin se i njëjti ka gjuajtur me armë gjatë një ahengu.

Sipas Policisë, i dyshuari ëhtë liruar pas intervistimit,  me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, shkruan Arbresh.info.

Ndërkaq rasti është cilësuar si “Armëmbajtje pa leje dhe përdorimi i armës.

“Stacioni i policisë në Kaçanik, sot rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se gjatë një ahengu familjar në një restorant në fshatin Doganaj të Kaçanikut ka të shtëna me armë zjarri.
Në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë është nisur në atë drejtim dhe ka arritur të identifikojë të dyshuarin A.G ( M/K) i moshës 19 vjeçar, i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri.”, njofton policia.

“I njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa është konfiskuar arma e zjarrit. Rasti është cilësuar “Armëmbajtje pa leje dhe përdorimi i armës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme