Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e para të mëngjesit në ora 00:10 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Idriz Seferi ‘’ në Kaçanik është një rast i kanosjes.
Në lidhje me këtë, policia ka arrestuar “personin e dyshuar me inicialet E.J (M/K) i moshës 19 vjeçar, i cili kishte kanosur personin tjetër me inicialet B.B ( F/K) e moshës 21 vjeçare”.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...