Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në orët e mbrëmjes, është arrestuar E.B i lindur në vitin 2003 pasi i njëjti dyshohet se një shtetasi të Shqipërisë ia ka grabitur një vlerë të hollash në shumën prej 60 eurosh, ndërsa policia është në kërkim edhe të një presoni tjetër të dyshuar.
Sipas policisë, të njëjtit fillimisht ishin futur në automjetin e shtetasit shqiptar dhe nën kërcënimin e mjetit të prehtë (thikë) ia kanë grabitur 60 euro.
”I dyshimti E.B i lindur në vitin 2003, u arrestua dhe me aktvendim te prokurorit të Shtetit u ndalua në afat prej 48 orë”.
“Njësitë policore e morën viktimën e rastit të grabitjes dhe pas intervistës të dyshimtit dhe dëshmitarëve kuptuan së kishim të bënim më rast grabitje. Në cilësinë e dëshmitarëve policia intervistoj edhe dy persona tjerë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...