Është arrestuar S.Xh., 17-vjecarë i dyshuar për disa vjedhje dhe tentim vjedhje në qytetin e Ferizajt.
Siç njofton policia, pas grumbullimit të informacioneve në terren dhe shikimit të kamerave të sigurisë është arritur të identifikohet i arrestuari i cili dyshohet se ka kryer në bashkëveprim vjedhje dhe tentim vjedhje në Ferizaj:
me datën 04.04.2023 në rrugën ‘’ Isa Boletini’’ është vjedhur një veturë pikap,
me datën 04.04.2023 në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ është vjedhur një veturë e tipit Passat,
me datën 11.04.2023 në rrugën ‘’Daut Dauti’’ është vjedhur një kamionet e tipit Mercedes,
me datën 11.04.2023 në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ është tentuar të vjedhet në një shtëpi banimi,
me datën 11.04.2023 në rrugën ‘’Riza Goga’’është tentuar të vjedhet në një shtëpi banimi dhe të vjedhet një veturë.
“I dyshuari S.XH është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa automjetet e vjedhura pas përfundimit të procedurave u janë kthyer pronarëve”, njofton Policia e Kosovës./Arbresh.info/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...