Google ADS

Arrestohet 17-vjeçari kosovar në aeroportin e Dusseldorfit, dyshohet për vjedhje dhe zjarrvënie

23:03 | 2 Tetor 2019
L G

I riu ishte i kërkuar nga policia me dy fletarrestime, ka bërë të ditur Policia Federale të martën. Përveç për zjarrvënie, ai akuzohet edhe për vjedhje të gjashtëfishtë.

Udhëtimi i kosovarit 17-vjeçar të hënën përfundoi papritur në Aeroportin e Dusseldorfit. Pas kthimit nga Kosova, atë e arrestoi në këtë aeroport Policia Federale e Gjermanisë, si të dyshuar për vënien e zjarrit në një kopsht fëmijësh në Erkrath, shkruan dpa.de. Zjarrvënia i ngarkohet atij krahas një 17-vjeçari tjetër, transmeton albinfo.ch.

I riu ishte i kërkuar nga policia me dy fletarrestime, ka bërë të ditur Policia Federale të martën. Përveç për zjarrvënie, ai akuzohet edhe për vjedhje të gjashtëfishtë.

Dy të rinjtë akuzohen se në korrik të vitit 2019 kishin provuar të thyenin një pjesë të rrethojës së kopshtit të fëmijëve duke e goditur atë me një gur kalldrëmi. Pasi që kjo përpjekje u dështoi, ata dyshohet t`u kenë futur zjarrin disa jastëkëve.

Si pasojë e zjarrit, kopshti i fëmijëve ishte shkatërruar pothuaj plotësisht. 17-vjeçari i dytë, sipas të dhënave të hetuesve, e kishte pranuar veprën që në fillim të gushtit.

Në atë kohë policia kishte njoftuar se po zhvilloheshin hetime kundër një bashkëkryesi të personit të përmendur. Dhe, siç ka thënë për DPA-në një zëdhënëse e policisë, fjala kishte qenë për të riun e kapur të hënën në Aeroportin e Dusseldorfit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme