Google ADS

Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të MKRS në vlerë mbi 87 mijë euro

20:05 | 19 Dhjetor 2024
E.G

Policia e Kosovës kanë arrestuar tre zyrtarë të Fedaratës së Karatesë nën dyshimin për keqpërdorimin e mjeteve financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sipas njoftimit, ata dyshohen se në periudhën kohore 2019-2023, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të MKRS në vlerë prej mbi 87 mijë euro, shkruan Arbresh.info.

“Pas pranimit të një informate, të njëjtën e kanë trajtuar dhe gjatë mbledhjes së dëshmive, kane ngritur dyshime se zyrtarët e Federatës se Karatesë të Kosovës (FKK), kanë keqpërdorur mjetet financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). Të dyshuarit: N.G., (viti i lindjes 1974, mashkull kosovar), F.M., (viti i lindjes 1982, femër kosovare) dhe I.K., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar), me veprimet e tyre kundërligjore, dyshohet se në periudhën kohore 2019-2023, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të MKRS në vlerë prej 87,463.00€ (tetëdhjetë e shtatëmijë e katërqind e gjashtëdhjetë e tri euro).”, ka njoftuar Policia.

Të dyshuarit janë arrestuar, janë intervistuar dhe ndaj tyre është iniciuar rasti: ‘Mashtrim me Subvencione’. Pas intervistimit, ndaj të dyshuarve N.G., dhe F.M., është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa I.K., është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info/

Të ngjashme