Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen për psesë raste të vjedhjeve në Ferizaj.
Sipas policisë, tre të arrestuarit janë të moshës 19, 20 dhe 24 vjeçare, shkruan arbresh.info.
“Pasditen e sotme rreth orës 18:00 , Njësia e Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pas një pune intensive hetimore, ka arritur të arrestojë tre persona me inicialet : A.SH ( M/K) i moshës 20 vjeçar , F.R (M/K) i moshës 24 vjeçar dhe E.R (M/K) i moshës 19 vjeçar, me dyshimin se për një periudhë të caktuar kohore kanë kryer pesë raste të vjedhje në lokacione të ndryshme në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në lidhje me këtë, policia të tre personat e dyshuar i ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit të tyre, në prani edhe të avokatit mbrojtës, të tre këta të dyshuar janë dërguar në mbajte për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...