Google ADS

Arrestohen tre të dyshuarit që dëmtuan një flamur në Graçanicë

16:11 | 30 Maj 2023
Emir Abduramani

Poliçia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të çilët po dyshohen për dëmtimin e një flamuri në Graçanicë.

“Pas pranimit të informatës lidhur me dëmtimin e një flamuri në Graçanicë, që dyshohet të ketë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, policia menjëherë ka nisur një hetim i çili ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Të arrestuarit në ketë rast janë: E.B, mashkull, 22 vjeç, Sh.V. mashkull, 22 vjeç dhe E.G, mashkull, 31 vjeç.

Sipas policisë është hap rast për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, ndërkohë që hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë përkatëse.

Të ngjashme

Foto lajm