Policia e Kosovës, njofton për arrestimin e tre shtetasve serbë të përfshirë në vepra penale, ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’, shkruan Arbresh.nfo
Drejtoria për Hetime e Trafikimit me Narkotikë I Pejës ka arritur të sigurojë informacione të sigurta, se disa të dyshuar kanë marr një sasi të substancës narkotike në Kosovë dhe janë duke u kthyer në Serbi.
Njësiti i DHTN-Pejë në përkrahje të DHTN-Gjakovë dhe NJRSH-Pejë ka arritur që të ndalojë një veturë me targa të Serbisë në fshatin Gurakoc të Istogut, në të cilën gjendeshin tre persona të dyshuar.
Me urdhër të prokurorit kompetent dhe gjyqtarit është kontrolluar vetura dhe personat e dyshuar.
Gjatë kontrollit në pjesë të ndryshme të veturës janë gjetur dhe konfiskuar 19 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, të
cilat pas matjes kanë rezultuar të jenë me peshë: 9 kg 170.2 gram.
Personat e dyshuar dhe të arrestuar nga Policia e Kosovës janë:
· P. Q. viti i lindjes 1980, mashkull, shtetas i Serbisë,
· B. K. viti i lindjes 1987, mashkull, shtetas i Serbisë dhe
· B. K. viti i lindjes 1981, mashkull, shtetas i Serbisë.
Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Po ashtu në cilësi të provave materiale është konfiskuar vetura dhe sasia e narkotikëve./Arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...