Policia e Kosovës ka prangosur tre persona, të dyshuar për vjedhje të rëndë në tentativë.
“Mbrëmë rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një rast të vjedhjes së rëndë në tentativë, që ka ndodhur në një market në rrugën Ilir Konushevci në Prishtinë. Rastit menjëherë i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë tre persona të dyshuar”, ka bërë të ditur policia, shkruan arbresh.info.
Mbështetur në rezultatet fillestare të hetimit, sipas policisë, dyshohet se personat e dyshuar kanë thyer xhamin dhe me forcë kanë depërtuar brenda marketit.
Ka qenë aksioni i shpejtë i policisë ai që ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar vetëm pak kohë pas raportimit të rastit.
“Aktualisht hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë ngjarje, ndërkohë që personat e dyshuar: B.B. 20 vjeç, I.K. 34 vjeç si dhe M.A. 31 vjeç, që të tre shtetas të huaj me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia./arbresh.info/
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...