Policët hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në koordinim me Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt, pas një hetimi të gjatë, që nga muaji prill-2023, duke përdorur masa të fshehta të përgjimeve dhe vëzhgimeve ligjore, kanë arritur që të identifikojnë, e më pas të arrestojnë tre persona të dyshuar, të cilët në grup kishin kryer disa vjedhje të rënda.
Fillimisht me datën 29.12.2023, rreth orës 17:20, hetuesit rajonalë kanë arrestuar të dyshuarin A.XH (M/K) i moshës 23 vjeçar, ndërsa sot, datë 30.12.2023 rreth orës 07:00 janë arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë, P.K (M/K) i moshës 36 vjeçar dhe A.K ( M/K) i moshës 30 vjeçar, me dyshimin se kanë kryer disa vjedhje të rënda në disa shtëpi të banimit ( kryesisht shtëpi të bashkatdhetarëve) dhe në disa biznese në qytetin e Ferizajt, duke përfshirë këtu fshatrat: Greme, Varosh, Dardani, Sazli dhe në lagjen ‘’Panorama’’ në Ferizaj.
Të dyshuarit janë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit të tyre nga hetuesit rajonal, në prani edhe të avokatëve mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
Ndërsa si prova materiale janë sekuestruar:
3 vetura
1 armë zjarri ,pushkë automatike
3 armë zjarri ( pistoleta)
Sasi e municionit
1 dron
3 palë dylbi
3 radiolidhje dhe disa bateri dore që ndërlidhen me rastin e vjedhjeve të rënda.
Sektori Rajonal i Hetimeve, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj do të zgjerojë hetimet në lidhje me rastet e vjedhjeve të rënda që kanë ndodhur në rajonin e Ferizajt dhe për informata tjera do të njoftoheni me kohë.
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...
Kurti u takua me Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondi...
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza