Me synim, identifikimin e vendndodhjes si dhe kapjen e të dyshuarve për veprimtari kriminale të kërkuar nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas Policisë së Kosovës, strukturat e menaxhimeve operacionale dhe atyre hetimore, gjatë gjithë pjesës së parë të vitit 2019, kanë organizuar aktivitete e tyre me fokus të veçantë arrestimin e të dyshuarve të kërkuar me Urdhëresa të Gjykatës.
Policia thotë se tri arrestime të tilla u kryen sot rreth orës 06:00, në fshatrat Dobrarin, Dumnicë dhe Llaushë të Podujevës, me ç’ rast policia ka arrestuar tre persona të dyshuar:
B, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për dy vepra penale Ngacmim dhe Lëndim trupor;
J, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për veprën penale Dhënie Ryshfeti;
I, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për veprën penale Lëndim trupor.
Që nga janari i vitit 2019 deri sot policia Rajonale e Prishtinës ka realizuar 1720 urdhëresa të lëshuara nga Gjykata, janë arrestuar personat e dyshuar dhe janë proceduar më tej nga ana e Policisë.
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...