Tre persona kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Vrasje në Tentativë”.
Arrestimi i tyre është bërë sot rreth orës 13:30 në Pejë, shkruan arbresh.info.
Ata dyshohen të kenë sulmuar një person në derën e banesës së tij me mjete të mprehta.
“Mbrëmë më datë 15 prill 2021 rreth orës 20:55, Policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në rrugën “ Fehmi Agani” në Pejë. Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, aty ka takuar viktimën i cili deri sa ishte në derën e banesës është sulmuar nga persona te panjohur me mjete të mprehta, viktima është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë, nga aty i njëjti për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar ne QKUK-Prishtinë”, njofton policia.
Pas një pune intensive të Policisë sot me datë 16.04.2021 rreth orës 13:30, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona të dyshuar: F.U. 20 vjeçar, M.Q. 21 vjeçar, E.L. 22 vjeçar.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48- orë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...