Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Podujevë

18:46 | 17 Mars 2021
Arditë Shkodra

Nga hetuesit policor të stacionit të Podujevës, sot janë arrestuar tre persona të dyshuar, për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se janë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhë në rrugën “Zahir Pajaziti”në Podujevë

Policia njofton se rasti i vjedhjes ka ndodhur me datën 31.10.2020, ku personat e dyshuar, kanë arritë që me forcë të marrin nga viktima ( femër) një çantë dore, (ku kishte një shumë të parave, dy telefona, si dhe dokumentet personale etj.)

“Organizimi i mirë i punës së hetuesve policor të Podujevës, ka mundësuar arrestimin e tre personave të dyshuar, që të tre të moshës 17 vjeç. Pas intervistimit personat e dyshuar me autorizim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, Policia thekson se bazuar në të gjeturat e deritanishme nga hetuesit policor, dyshohet se personat e njëjtë janë të përfshirë edhe në disa raste të tjera të natyrës së njëjtë.

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë

Nga hetuesit policor të stacionit të Podujevës, sot janë…

Posted by Kosovo Police on Wednesday, March 17, 2021

Të ngjashme