Më datën 23.12.2019 rreth orës 14:53 në rrugën ‘Adem Jashari’ në Pejë ka ndodhur një rast i rrahjes, ku ishin të përfshirë disa persona të moshave të ndryshme.
Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, përkatësisht njësitet nga stacioni policor Pejë me të marre ketë informatë kanë shkuar menjëherë ne vendin e ngjarjes por nuk i kanë hasur personat të cilët kishin qenë të involvuar në rastin e rrahjes.
Pas një pune intensive operativo-hetimore kanë identifikuar të dyshuarit të cilët i kishin sulmuar viktimat duke i goditur me grushte dhe shufra, me ç‘rast ju kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Policia pas identifikimin të dyshuarve ka arrestuar dhe ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit shtetit, personat:
• P. A. lindur në vitin 1986 m.k.sh.
• Q. A. lindur në vitin 1997 m.k.sh.
• J. A. lindur në vitin 1996 m.k.sh.
I dyshuari i katërt është i njohur për Policinë dhe është në kërkim për ta arrestuar.
Dy viktimat kane pranuar tretman mjekësor dhe me pas janë intervistuar nga hetuesit. /arbresh.info/
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...