Policia në Pejë, sot me datë 22.07.2017 rreth orës 00:25 është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një pyll në afërsi të fshatit Kosuriq komuna Pejë.
Menjëherë janë dërguar në atë lokacion njësite relevante të PK-së, me ç’rast duke kërkuar në ketë pyll kanë hasur dy viktima, që të dy vëllezër, të cilët ishin të qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë e të shtënave kishin ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Në vendin e krimit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe lidhur me ketë janë njoftuar prokurori i shtetit dhe njësitet relevante për hetimin e krimeve serioze DRP Pejë.
Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimave. Edhe njësiti policor K-9, ishte i domosdoshëm në ketë rast gjatë zhvillimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes.
“Hetuesit policor rajonal, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë quar kryesit e këtij akti kriminal të kryejnë ketë vrasje të dy viktimave vëllezër, shtetas shqiptar të Kosovës R.B.(1989) dhe A.B.(1986). Trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në IML QKUK Prishtinë me vendim të prokurorit shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Hetuesit policor të Njësitit rajonal të hetimeve DRP Pejë, pas një pune intensive operativo- hetimore kanë identifikuar, shoqëruar dhe më pas arrestuar tre (3) personat e dyshuar te mundshëm të veprës së Vrasjes, të cilët me vendim të prokurorit shtetit u caktohet masa e ndalimit 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore. Po ashtu është arrestuar edhe një person tjetër për veprën e Vjedhjes së pyllit./Arbresh.info
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor