Policia e Kosovës ka arrestuar një person të mitur në Prizren, nën dyshimin se besohet të jetë i involvuar në më së paku në pesë raste të ndryshme të vjedhje të rënda.
Siç njofton policia gjatë kësaj jave hetuesit policor nga stacioni policor në Prizren kanë arritur që të arrestojnë edhe dy persona të tjerë për raste të vjedhje të rënda të cilët janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatëve mbrojtës.
Me këtë rast janë gjetur dhe dëshmuar prova relevante së këta persona janë të involvuar në këto raste të vjedhjeve.
I dyshuari i parë i mitur është liruar në procedurë të rregullt ndërsa dy të dyshuarit e tjerë pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndalur në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info/
Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ...
Merr fund gjithçka, Diallo zyrtarisht rinovon kontratën me M...
Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Vigos në Spanjë, mes ...
Sveçla në Ferizaj: Sukseset e qeverisë sonë po jehojnë cep m...
BeH me notë proteste ndaj Serbisë për shënimin e Ditës së Re...
Me ligjin e ri tekstet shkollore falas në 5 gjuhë në Maqedon...