Google ADS

Arrestohen tre persona, pasi sulmuan dy persona të tjerë në Ferizaj

09:09 | 14 Tetor 2024
Q L

Policia Rajonale në Ferizaj, njofton për arrestimin e tre personave, të cilët kanë sulmuar dy persona tjerë , duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Sipas policisë, është sekuestruar edhe një pushkë automatike, e cila nuk është përdorur.

“Policët e rendit menjëhërë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të arrestojnë tre personat e dyshuar : E.F ( M/K) i moshës 19 vjeçar,  dhe A.F ( M/K), i moshës 18 vjeçar dhe  E.M (M/K) i moshës 19 vjeçar, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa është sekuestruar edhe një pushkë automatike, e cila nuk është përdorur”, thuhet në raportin e Policisë.

Tutje policia njofton se tre të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme