Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, rast ky i raportuar në Skenderaj.
Sipas policisë, të dyshuarit me datën 18 gusht kanë vjedhur në katër shtëpi në fshatin Marinë të Skenderajt.
Gjatë bastisjes, policia bën të ditur se kanë sekuestruar një armë të gjatë, si dhe dëshmi të tjera që ndërlidhjen me veprën penale, shkruan Arbresh.info
Pas procedurave të intervistimit, tre të dyshuarve nga ana e prokurorit u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.
Njoftim i i plotë i policisë pa ndërhyrje:
Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, në vazhdimësi të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, rast ky i raportuar në Skenderaj.
Si rezultat i hetimeve të zhvilluara dhe dyshimeve të bazuara, hetuesit policorë gjatë ditës së sotme në tre lokacione kanë realizuar bastisje me ç’ rast kanë arrestuar tre të dyshuarit H. H.,19., vjeçar, E.G., 18 vjeçar dhe E.H., 43 vjeçar, të tre shtetas të Republikës së Kosovës, të njëjtit dyshohen se me datën 18 gusht 2024, në katër shtëpi në fshatin Marinë të Skenderaj, kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’’.
Gjatë bastisjes është sekuestruar një armë e gjatë dhe dëshmi tjera relevante që ndërlidhen me veprën penale.
Pas procedurave të intervistimit, tre të dyshuarve nga ana e prokurort u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...